Pjesa e parë e revolucionit te Milani është realizuar me largimet e Allegrit, Tares, Furlanit dhe Moncadës, ndërsa tani nis rindërtimi. Gerry Cardinale ia ka besuar menaxhimin teknik Zlatan Ibrahimović dhe lëvizja e parë e suedezit lidhet me trajnerin e ri.

Në orët e ardhshme, në Londër pritet një takim mes Ibrës dhe Andoni Iraola, protagonist i një periudhe shumë të mirë te Bournemouth, të mbyllur me vendin e gjashtë dhe kualifikimin në “Europa League”. Në takim do të jetë edhe Cardinale. Për teknikun bask, i kërkuar edhe nga Crystal Palace, Newcastle dhe Bayer Leverkusen, është gati një kontratë deri më 2029, me 4 milionë euro në sezon.

Iraola, 43 vjeç, ish-simbol i Athletic Bilbaos, largohet nga Bournemouth në fund të sezonit. Në Premier League fitonte 1.8 milionë euro neto. Alternativat e Ibrahimovic mbeten Xavi Hernández, Mark Van Bommel dhe Thiago Motta. Ndërkohë rikthehet edhe emri i Ralf Rangnick, që mund të marrë një rol trajner-menaxher me ndikim edhe në merkato.

 

The post Ibrahimovic, gjithçka për të kontraktuar Iraolën, “samit” i ri në orët e ardhshme. Shifrat dhe detajet e ofertës appeared first on Telesport.