Zbulime të reja nga “Telegraph” vënë sërish në pikëpyetje reputacionin e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duke zbuluar një pagesë prej 150 mijë paundësh (mbi 175 mijë euro) për një punonjëse të UEFA-s, me të cilën dyshohet se kishte lidhje.
Gjatë periudhës së marrëdhënies, punonjësja kaloi nga një detyrë ekzekutive në një rol drejtues, duke rritur pagën me rreth 25 mijë paund në vit (rreth 30 mijë euro). Në fund të vitit 2011, pas largimit të saj të papritur nga UEFA, ajo mori shpërblimin prej 150 mijë paundësh, mbulimin e plotë të një masteri në Administrim Biznesi (MBA) dhe më pas një vend pune në një tjetër organizatë të rëndësishme sportive ndërkombëtare.
Sipas raportimit, Michel Platini, pasi u informua, kërkoi largimin e saj për të mbrojtur imazhin e UEFA-s. Platini dyshon se pikërisht kjo çështje lidhet me akuzat që çuan në pezullimin dhe fundin e karrierës së tij drejtuese. Në qershor, ai depozitoi në Paris një kallëzim penal kundër Infantinos dhe pesë drejtuesve zviceranë, duke pretenduar një komplot kundër tij.
Ndërkohë, 142 nga 211 federata kanë firmosur një deklaratë kundër Infantinos, duke paralajmëruar se ai mund të humbasë mbështetjen për rizgjedhjen vitin e ardhshëm.
The post Infantino nën akuzë; e dashura e dyshuar, shpërblimi i saj dhe komploti kundër Platinisë appeared first on Telesport.
