Pasi dështoi për transferimin e Marco Palestra dhe disa objektivëve të tjerë për krahun e djathtë, Inter më në fund ka gjetur zëvendësuesin e Denzel Dumfries.
Sportitalia zbulon se Inter është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me Union Saint-Gilloise, për transferimin e Anan Khalaili.
21-vjeçari izraelit kontriboi me 6 gola dhe 6 asiste në sezonin e fundit. Ai ka rënë dakord për të firmosur për 5 vite me Interin, me një pagë që fillon nga 2 milionë euro këtë sezon, por do të rritet në vijim.
“Marrëveshja midis Interit dhe lojtarit është e plotë. Projekti teknik i paraqitur nga klubi e bindi lojtarin, i cili i ka dhënë dritën jeshile për transferimin në Itali. Bisedimet me Union Saint-Gilloise janë gjithashtu në një fazë shumë të avancuar. Operacioni pritet të arrihet për 25 milionë euro plus bonuse,” shkruan SportItalia.
The post Inter gjen më në fund mbrojtësin e djathtë. Arrihet marrëveshja për 25 milionë euro appeared first on Telesport.
