Pas problemit muskulor (në adduktor) që e la jashtë dy ndeshjeve të fundit të kampionatit kundër Udineses dhe Romës, Hakan calhanoglu është rikthyer në stërvitje me Interin dhe i është bashkuar pjesës tjetër të grupit. Turku pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Cristian Chivu në fundjavë ndaj Parmës, megjithatë vendimi përfundimtar do të merret ditën e premte.
Ndërkohë, vazhdojnë bisedimet mes përfaqësuesve të Calhanoglu dhe drejtuesve të Interit, për rinovimin e mundshëm të kontratës, e cila skadon në qershor të këtij sezoni.
La Gazzetta dello Sport zbulon se Inter i ka ofruar turkut një ofertë që aktualisht është më e ulët se paga neto prej 6 milionë eurosh në vit që përfiton tani. Përsa i përket bonuseve të ndryshme, ende nuk është vendosur dhe palët janë në diskutime.
Deri tani ende nuk ka reagim nga ana e Calhanoglu për ofertën e paraqitur nga Inter. Në anën tjetër, është Juventus që kërkon të përfitojë nga situata dhe të provojë transferimin e turkut, në rast se ky i fundit nuk rinovon me zikaltrit.
Transferimi i një lojtari si Calhanoglu me parametra zero, sigurisht që do të ishte një përforcim i bujshëm për bardhezinjtë, pavarësisht kërkesave ekonomike të lojtarit, që kërkojnë sakrificë më vete nga ana e klubit.
The post Inter me ofertë të reduktuar për Calhanoglu, Juventus vëzhgon situatën dhe është gati të ndërhyjë appeared first on Telesport.
