Shqipëria ka fituar 2-1 ndaj San Marinos në sfidën e katërt në grup në Ligën C. Një fitore shumë e vuajtur e kuqezinjve, përballë një kundërshtari modest.

Shqipëria kishte shansin e parë në minutën e 4-të, ku Kristian Asllani kishte një mundësi të mirë shënimi me kokë, pas krosimit të Elseid Hysajt nga krahu i djathtë, por goitja e mesfushorit përfundoi jashtë porte.

Në minutën e 7-të, aksion i bukur i kuqezinjve, Ernest Muçi ishte në një pozicion të mirë për të gjetur golin, por goditja e tij përfundoi sipër traversës.

Sfida u zhbllokua në minutën e 11-të, ku Kristian Asllani tundi rrjetën me një goditje të fuqishme nga distanca. Një gol vërtet i bukur i mesushorit Elbasanas. Shqipëria kalon në avantazh 1-0. SHIKOGOLIN

Në minutën e 22-të, Shqipëria i afrohet golit të dytë, por goditja e Rei Manaj përplaset në shtyllë. Në minutën e 36-të, tjetër rast i mirë për kuqezinjtë, por goditja e Manaj ndalet në fund nga portieri kundërshtar.

Pjesa e parë në “Air Albania” mbyllet 1-0 për Shqipërinë. Në minutën e 66-të, Lorenzo Lazzari befason mbrojtjen kuqezi dhe dërgon topin në rrjetë, pas një krosimi në zonë.

Në minutën e 90-të, Shqipëria fiton penallti, pas prekjes së topit me dorë nga ana e mbrojtësit kundërshtar pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet dhe jep penallti për kuqezinjtë. Godet Asllani, topi përfundon në rrjetë. Shqipëria fiton 2-1 dhe merr kryesimin e grupit me 9 pikë. Finlanda dhe Bjellorusia me nga 7 pikë. Mbyll grupin San Marino me 0 pikë.

The post Shqipëria me fitore të vuajtur ndaj San Marinos, Asllani shpëton kuqezinjtë nga turpi (video) appeared first on Telesport.