Gjatë merkatos së verës, Inter huazoi në ditën e fundit Manuel Akanji nga Manchester City, në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro.

Duke parë që anësori zviceran është përshtatur direkt, drejtuesit e klubit zikaltër nuk do të presin fundin e sezonit, por janë të gatshëm ta blejnë atë menjëherë, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano.

Deri tani, 30-vjeçari ka luajtur 4 ndeshje si titullar me ziklatrit, tre në Serie A dhe një në Champions League. Paraqitjet e tij në këto ndeshje kanë qenë të një niveli të lartë, gjë që ka bindur drejtuesit zikaltër të mendojnë blerjen përfundimtare të tij.

The post Inter nuk pret gjatë, gati të bëjë që tani blerjen e parë për sezonin e ardhshëm appeared first on Telesport.