Interi po punon për të afruar një anësor të ri pas largimit të Dumfries. Diaby mbetet objektiv, por negociatat janë të komplikuara dhe zikaltërit po vlerësojnë alternativa. Faza përgatitore i ka dhënë Cristian Chivu disa sinjale pozitive, por nuk ka ndryshuar prioritetet e Interit në merkato.

Pas miqësoreve të zhvilluara në Gjermani, Kinë dhe Australi, trajneri zikaltër është rikthyer në Itali së bashku me skuadrën dhe së shpejti do të bëjë sërish një analizë me Marotta, Ausilio dhe Baccin. Kërkesa kryesore mbetet ajo e bërë prej kohësh; nevojitet një anësor i ri i djathtë pas largimit të Dumfries.

Mes lojtarëve të ndjekur vazhdon të jetë Moussa Diaby, edhe pse konkurrenca e Bayer Leverkusen ia komplikon planet Interit. Për këtë arsye, drejtuesit po punojnë paralelisht edhe mbi alternativa të tjera, duke pritur mundësi që mund të shfaqen në pjesën e fundit të merkatos së verës. Paraqitjet e mira të Andy Diouf nuk e kanë ndryshuar strategjinë. Ndërkohë, Luis Henrique pritet të zhvendoset përfundimisht në krahun e majtë, ku gjatë fazës përgatitore ka treguar se mund të japë më shumë.

Më e vështirë mbetet gjetja e marrëveshjes me Al-Ittihad për Diaby. Deri tani nuk ka gjetur terren propozimi i Interit për të përfshirë Kristjan Asllanin në operacion, duke shoqëruar kartonin e tij me një diferencë prej rreth 20 milionë eurosh. Gjithashtu, do të duhej të merrej edhe miratimi i vetë mesfushorit zikaltër për transferimin. Diaby mbetet një emër konkret, por jo i vetmi. Interi dëshiron të kompletojë krahun e djathtë dhe Chivu pret përforcimin, pa i bërë presion klubit.

The post Interi nuk heq dorë nga Diaby, por Bayer Leverkusen këmbëngul. Al-Ittihad nuk pranon shkëmbimin me Asllanin appeared first on Telesport.