Interi i Cristian Chivu ka ende “kredit” falë dopietës së trofeve sezonin e kaluar, por shifrat e fillimit të sezonit 2026-2027 janë shqetësuese. Në 6 ndeshje kampionati dhe 2 në Champions, zikaltërit kanë shënuar 22 gola, por kanë pësuar 14. Një vit më parë, me po aq ndeshje, kishin pësuar vetëm 7 gola.

Këtë sezon, Interi i ka fituar të gjitha ndeshjet e kampionatit në “San Siro”, por ka pësuar aty 10 gola në Serie A dhe Champions. Sulmi funksionon, ndërsa mbrojtja vuan nga shpërqendrimet dhe gabimet individuale.

Akanji duket më pak i përqendruar, Bastoni zhgënjeu ndaj Brugge, Pavard has vështirësi, ndërsa Stones u dëmtua. Mungojnë kompaktësia dhe shpirti luftarak që mishëronin Acerbi dhe De Vrij. Sipas analizës, Interi duhej të kishte afruar një mbrojtës me këto karakteristika, si Cuti Romero, që përfundoi tek Atlético Madridi.

Në Champions, gabimet kushtojnë shtrenjtë. Interi vjen pas 4 humbjesh radhazi në këtë kompeticion, tri prej tyre ndaj kundërshtarëve si Bodø/Glimt dhe Club Brugge. Chivu duhet ta përdorë sa më mirë “kreditin” që i ka mbetur.

The post Interi, shifrat e katastrofës në mbrojtje. Ka pësuar dyfishin e golave, krahasuar me sezonin e kaluar appeared first on Telesport.