Pas brazimit 1-1 në pjesën e parë, Roma e ka nisur vrullshëm pjesën e dytë ndaj Real Madridit, duke shënuar dy gola të shpejtë. Roma e nisi mjaft mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e avantazhit me Donyell Malen, pas asistit të Rodrigo Mora, në minutën e 51-të.

Në minutën e 58-të, ishte sërish Malen që gjeti golin e dytë personal dhe të tretin për Romën, pas asistit të Matias Soule. Për golin e Malen, u desh edhe konfirmimi i VAR.

SHIKOGOLA

Dy gola të shpejtë edhe në sfidën tjetër mes Manchester City dhe PSG-së. Reagimi i “Qytetarëve” erdhi direkt në fillim të pjesës së dytë, ku Erling Haaland shënoi me kokë, pas krosimit të Ilman Ndiaye. Në minutën e 64-të, Maghnes Akliouche shënoi një gol tejet të bukur me një goditje në kufijtë e zonës së rreptësisë, ku padyshim Gigio Donnarumma mund të kishte bërë më mirë.

SHIKOGOLAT

The post Malen i jashtëzakonshëm. Dy gola për 6 minuta, Real Madrid drejt kapitullimit në “Olimpico” (video) appeared first on Telesport.