Kanë përfunduar takimet e radhës dhe të fundit për javën e dytë në Champions League. Në “Olimpico”, Roma dhe Real Madrid dhuruan spektakël, ku në fund madrilenët fituan 3-4.

Verdhekuqtë kaluan të parët në avantazh me Marten de Roon në minutën e 20-të, i cili shënoi një gol spektakolar nga distanca. Kylian Mbappe i kundërpërgjigjet me të njëjtën mënyrë në minutën e 25-të, me një supergol po ashtu nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Roma e nisi vrullshëm pjesën e dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë. Roma e nisi mjaft mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e avantazhit me Donyell Malen, pas asistit të Rodrigo Mora, në minutën e 51-të.

Në minutën e 58-të, ishte sërish Malen që gjeti golin e dytë personal dhe të tretin për Romën, pas asistit të Matias Soule. Për golin e Malen, u desh edhe konfirmimi i VAR.

Në minutën e 83-të, Carlos Espi ngushton shifrat për Real Madrid. Sulmuesi shënoi pas një krosimi në zonë dhe goditjes me kokë fillimisht të Endrick që u ndal nga Gollini, Espi ndodhej në kohën dhe vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë.

Në minutën e 86-të, Arda Guller kroson nga këndi, Endrick kërcen mbi mbrojtësit e Romës dhe dërgon topin në rrjetë, duke barazuar shifrat 3-3. Si Espi dhe Endrick u futën në pjesën e dytë si zëvendësues.

Në minutën e 90-të, sërish goditje këndi për Real Madrid, kroson Arda Guller. Antonio Rudiger gjen golin e katërt për Real Madridin. Rezultati final, 3-4 për madrilenët.

SHIKOGOLAT

The post Përmbysje e çmendur në “Olimpico”. Goditjet e këndit fundosin Romën, zëvendësimet nderojnë Mourinhon dhe Real Madridin (video) appeared first on Telesport.