Trajneri Andoni Iraola ka konfirmuar se Dominik Szoboszlai dhe Jeremie Frimpong do të mungojnë për një afat të pacaktuar te Liverpool. Të dy lojtarët u detyruan të largohen nga fusha për shkak të dëmtimeve gjatë fitores 2-1 ndaj Brentford në Premier League në fundjavë.

Szoboszlai (ndeshje në të cilën ai e nisi si titullar për herë të parë pas një muaji) pësoi një rikthim të dëmtimit në muskujt e kofshës, duke u detyruar t’ia lërë vendin Trey Nyoni në pjesën e parë. Ndërsa dëmtimi i Frimpong është një problem i ri, pasi lojtari u detyrua të largohej nga fusha vetëm shtatë minuta pasi hyri si zëvendësues në fillim të pjesës së dytë.

“Besoj se jemi në një situatë shumë delikate, duke qenë se po luajmë çdo tri ditë. Kështu që, gjendesh përballë një dileme: të aktivizosh lojtarë që kanë luajtur tashmë dy ndeshje dhe janë shumë të lodhur apo lojtarë që janë duke u rikuperuar nga dëmtimet“, tha Iraola.

“Bëhet fjalë për raste të ndryshme. Dominik iu përsërit i njëjti dëmtim, nuk është diçka e re, çka tregon se ndoshta nuk ishte shëruar plotësisht. Prandaj, do të na duhet më shumë kohë me të. Ndërsa për Jeremy, bëhet fjalë për një dëmtim të ri“, shtoi trajneri i “reds”.

The post Iraola i shqetësuar: Ata të dy u dëmtuan sërish, do të mungojnë për pak kohë appeared first on Telesport.