Newcastle ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Liverpool në “Wembley” në finalen e EFL Cup. Një krosim i bukur i Livramento në krah, Jacob Murphy asiston me kokë për Isak, suedezi dërgon topin në rrjetë.

Festë e madhe te “Qymyrxhinjtë”, të cilët tani janë kaq afër të fitojnë një trofe pas shumë vitesh pritjeje, ndërkohë që Liverpool në anën tjetër duket sikur nuk është në fushë, një ekip tërësisht në hije. SHIKOGOLATl

Kujtojmë që ishte ishte Dan Burn që shënoi golin e parë me kokë pas topit të ardhur nga goditja e këndit e krosuar nga Kieran Trippier dhe ishte pikërisht qendërmbrojtësi i Newcastle që kërceu më shumë se të tjerët dhe “shkundi” rrjetën, i lënë në harresë edhe nga mbrojtësit e Liverpool.

The post Isaaaak! Newcastle shënon golin e dytë ndaj Liverpool në “Wembley” (video) appeared first on Telesport.