Italia e drejtuar nga trajneri i përkohshëm, Silvio Baldini, ka fituar edhe në miqësoren e dytë. Këtë herë Axurrët fituan 0-1 ngaj Greqisë, në sfidën e luajtur në Heraklion.

Sfida u zhbllokua në minutën e 18-të, ku Francesco Pio Esposito shënoi një gol të bukur, me një goditje brenda zonës, pas asistit të Jeff Ekhator. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Italinë.

Në pjesën e dytë, Italia mbetet me 10 lojtarë, pasi Luca Reggiani i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 68-të. Mbrojtësi i Dortmundit ndali në mënyrë të parregullt sulmuesin e grekëve, Anastasios Douvikas, i cili ishte lojtari i fundit.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Italia me shumë emra dhe fytyra të reja, fiton miqësoren e dytë, pasi pak ditë më parë fitoi po 0-1, ndaj Luksemburgut.

SHIKOGOLAT

The post Italia me emra dhe fytyra të reja funksionon. Sulmuesi i Interit i jep fitoren ndaj Greqisë (video) appeared first on Telesport.