Luis de la Fuente vizitoi këtë të enjte redaksinë e prestigjozes AS, ku sigurisht nuk mund të mungonte një intervistë e ngrohtë dhe e shoqëuar me duartrokitje të shumta nga të pranishmit.
Pasi pozoi me trofeun dhe vizitoi redaksinë, De La Fuente ndau detaje nga rrugëtimi i mbyllur me sukses në Botëror. “Atmosfera ka qenë fantastike, kjo është ajo që ndodh me njerëzit e mirë. Kur Ferran shënoi, ndjeva diçka afër lumturisë së pastër; dhe kur ngrita Kupën, u ndjeva i kënaqur, i kënaqur dhe krenar. Dhe i lumtur për vendin”, tha De La Fuente.
“Përpiqem të jem i drejtë kur shoh kritika dashakeqe; jeta të jep mundësi më vonë, prandaj jam veçanërisht i lumtur për Ferranin. Historia e tij më kujton Moratën. I përballur me padrejtësinë, ai tha: ‘Ja ku jam’, shtoi De La Fuente.
The post “Jam i lumtur për Ferran Torres. Historia e tij më kujton Moratën…” appeared first on Telesport.
