Paolo Maldini, tashmë në rolin e Drejtorit Teknik të kombëtares italiane dhe këshilltari i tij, Leonardo, po punojnë intesivisht për të zyrtarizuar trajnerin e ri të “Axurrëve”, sa më shpejt të jetë e mundur.

Dyshja ka pasur edhe një takim me Pep Guardiolën në Barcelonë, fundjavën e kaluar. Por, spanjolli nuk është kandidati i vetëm për stolin e Italisë. Maldini tregon se kanë kontaktuar edhe Ancelotti-n.

“Guardiola? Nuk mund të japim asnjë informacion për këtë. Ju keni identifikuar një nga objektivat tanë, por kemi folur edhe me Ancelottin, për shembull. Na dukej logjike të flisnim me më të mirët në botë për të parë nëse ata ishin të disponueshëm për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar italian”, tha Maldini para shtypit vednas këtë të enjte.

Ancelotti është nën kontratë me Brazilin deri në vitin 2030 dhe duket e vështirë që të largohet para kohe nga pesë herë kampionët e botës. Ndërsa Guardiola ka bërë të ditur vazhdimisht se tani po mendon të pushojë dhe të harxhojë kohë me familjen e tij.

The post Jo vetëm kontakte me Guardiolën, por edhe me Ancelottin. Maldini zbulon prapaskenat për trajnerin e ri të Italisë appeared first on Telesport.