Në prag të merkatos së janarit, Juventusi po kërkon përforcime në sulm. Ish-sulmuesi Fabrizio Ravanelli ka një preferencë të qartë: brazilianin Endrick, i cili mund të largohet nga Real Madridi gjatë dimrit.
“Po të më pyesnin mua, do të bëja gjithçka për Endrick. E njoh mirë, do të dashurohej me klubin dhe qytetin dhe, mbi të gjitha, nuk do ta rëndonte pesha e fanellës. Është modest, profesionist, i ri, i talentuar dhe ambicioz për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë në botë”, – deklaroi Ravanelli në “Tuttosport”.
Ai imagjinon edhe një treshe sulmuese me Yildiz dhe Alajbegovic: “Do të ishte një trident i jashtëzakonshëm. Endrick mund të vinte në janar si titullar, ta çonte Juventusin në Champions dhe ndoshta të shënonte 15 gola”.
Ravanelli do të sakrifikonte njërin mes Zhegrovës dhe Conceiçãos për një sulmues që bën diferencën. Alternativat e tij janë Sorloth dhe Varela i Monzës.
The post “Juventus, merre Endrick! Do të formonte një treshe fantastike me Yildiz dhe Alajbegovic” appeared first on Telesport.
