Juventusi barazon 2-2 ne Torino ndaj Parma-s dhe i shkeputet keshtu trenit “Napoli” ne renditje. Nje barazim i hidhur qe vjen direkt pas atij 4-4 ne San Siro ndaj Interit.

Pjesa e pare – Juventusi ka mbyllur 45′ e para ndaj Parma-s në Torino me rezultatin befasues 1-2 dhe mbrojtja është shfaqur edhe një herë shumë e brishtë dhe skuadra mike ka hyrë pa probleme më shumë se 7 herë brenda zonës së rreptësisë, nga të cilat dy herë i ka konkretizuar.

Ishte Del Prato ai që shënoi direkt pas pak minutash pas një goditje me kokë brenda zone duke mposhtur Di Gregorio. Juventusi reagoi me McKennie por sërish Parma ishte ajo që me Simon Sohm gjeti golin e dytë të merituar, pas asistit të bukur nga Man.

GOLI I 0-1 (VIDEO)

GOLI I 1-1 (VIDEO)

GOLI I 1-2 (VIDEO)

Pjesa e dyte – Bardhezinjte kane ndryshuar ritem dhe ka qene Weah ai qe ka gjetur golin e barazimit 2-2 pas nje asisti te bukur nga Coinceicao. Pertej rasteve si nga njera ane, ashtu edhe nga tjetra, deri ne fund, nuk ka pasur me gol tjeter. Ne fakt, rastin per te mbyllur ndeshjen e kishte Yildiz por De Prato ka shpetuar gati ne vijen fatale. Ne anen tjeter, Di Gregorio beri super pritje per te shmagur humbjen, disa minuta perpara.

GOLI I WEAH – VIDEO

RASTI I FUNDIT – VIDEO

Per Juventusin jane 10 gola te pesuar ne 6 ndeshje pa Bremer ne te gjitha kompeticionet, teksa ne 7 ndeshje me brazilianin kishin pesuar vetem nje gol. Mbyllet tetori i mallkuar per Motta sepse ne 5 ndeshje ka fituar vetem ate ndaj Lazioz (1-0) duke barazuar ndaj Cagliari, Inter dhe Parma dhe humbur ne Champions ndaj Stuttgart.

Sakaq, Atalanta ka perfituar nga barazimi i Juventusit dhe me nje fitore 2-0 ndaj Monzas me golat e Samardzic dhe Zappacosta fiton 2-0 dhe ngjitet momentalisht ne vend te trete.

GOLAT E ATALANTAS – VIDEO

The post Juventus-Parma për “atak kardiak”: mbyllet 2-2 me rastin final bardhezi mbi vijën fatale. Atalanta e treta (VIDEO) appeared first on Telesport.