Me rikthimin e Endrick nga huazimi, shanset për Gonzalo Garcia për të patur minuta te Real Madrid janë thuajse zero. në këtë situatë, sulmuesi do të largohet nga madrilenët gjatë verës.

Pavarësisht se ka luajtur 1200 minuta në të gjitha garat këtë sezon dhe ka shënuar vetëm 6 gola, interesi për sulmuesin 22-vjeçar është shumë i madh. Defensa Central zbulon se një nga klubet më të interesuara për sulmuesi spanjoll është Juventus.

Bardhezinjtë janë gati t’i ofrojnë një rol protagonisti sulmuesit, i cili do te këtë mundësinë të tregojë gjithë vlerat e tij. Vlera në treg e Gonzalo Garcia është 30 milionë euro, çmim i përballueshëm nga bardhezinjtë.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e huazimit me të drejtë blerjeje. Për Gonzalo Garcia ka interes edhe nga Premier League nga klube si Aston Villa dhe Sunderland.

The post Ka luajtur vetëm 1200 minuta këtë sezon, Juventus gati të “shpëtojë” karrierën e rezervistit të Real Madrid appeared first on Telesport.