Sabah Kerjota po shkëlqen në kampionatin skocez me Hearts dhe është një hap larg titullit. Në emisionin ”Në Shtëpinë e Futbollit” në FSHF TV, 24-vjeçari tregoi se e ndjek kampionatin shqiptar dhe beson se skuadra e tij e vendlindjes do të triumfojë në fund.

”Unë kam lindur në Shkodër dhe kam luajtur me moshat e Vllaznisë mga U9 deri te U17. Më pas ika në Itali dhe nga Serie C u transferova tek Heart.

E ndjek Vllazninë sa herë kam mundësinë, pasi Vllaznia për shkodranët është diçka shumë e madhe dhe këtë vit janë shumë afër. Skuadra është shumë e mirë, ndonëse edhe Elbasani dhe Egnatia janë me shumë cilësi. Shpresoj pas 25 vitesh të ja dalim”.

Te Hearts gjërat po shkojnë mirë. Po luftojmë për titull dhe kjo është diçka e madhe, pasi Rangers dhe Celtic e kanë fituar prej më shumë se 40 vitesh titullin. Jemi shumë të fokusuar tqë të fitojmë, pasi jemi kryesues që në shtator dhe do bëjmë gjithçka për të arritur qëllimin tonë”.

The post Një shkodran pretendent për titullin në Skoci, Kerjota: E ndjek Vllazninë, shpresoj të fitojë titullin! appeared first on Telesport.