Skuadra e Arsenal ka pritshmëri të larta këtë sezon, si në Premier League ashtu dhe në Champions League. Ai që konfirmon objektivat e “Topçinjve” është sulmuesi Kai Havertz, protagonist këtë sezon me londinezët.
Ai shprehet se ndihet komod te skuadra e trajnerit Mikel Arteta, ku po paraqitet mirë: “Nuk e di pse, por më pëlqen të luaj këtu. I dua tifozët i Arsenal dhe jam shumë mirënjohës klubit që jam këtu dhe luaj me këtë ekip”.
“Në të kaluarën nuk kam qenë një lojtar që i ka pëlqyer duelet, por tani më pëlqen dhe dua ta ndihmoj ekipin me këtë. Po fitojmë shumë ndeshje nga sezoni në sezon dhe kjo të jep gjithmonë një shtysë
Më tej, duke folur për aventurën e tij në Londër, sulmuesi shton: “Viti i kaluar, eliminimi kundër Bayernit ishte i vështirë për të pranuar, por ne u rritëm si ekip dhe duam të përmirësohemi në këtë sezon”.
The post Kai Havertz: Ndihem shumë komod te kjo skuadër, këtë sezon për të bërë ëndrrat realitet appeared first on Telesport.
