Erik Lamela u tërhoq nga futbolli një vit më parë, në moshën 33-vjeçare, për shkak të një problemi serioz në ijë që i vështirësonte edhe aktivitetet e përditshme. Stërvitja ishte bërë e pamundur dhe gjendja shëndetësore nuk i lejoi ta mbyllte karrierën siç e kishte imagjinuar. Tani, ai ka ndërmarrë hapin e parë për ta përmirësuar jetën e tij; një operacion në ijë që mund t’ia lehtësojë dhimbjet.

Vendimi për t’u tërhequr nga futbolli erdhi për shkak të konsumimit të kërcit dhe artrozës së avancuar. “Për 5 vite kam marrë pilula para çdo ndeshjeje për të luajtur në kushtet më të mira”, – kishte rrëfyer ai.
Un poco dolorido pero con mi nueva cadera , esperemos que esta prótesis sea el comienzo de una vida sin dolor. 🤞
Un saludo para todos, gracias a los que escriben siempre ! 🙏 pic.twitter.com/iPtcA57WKe— Erik Manuel Lamela (@ErikLamela) April 28, 2026
Ish-lojtari i Romës ndau në rrjetet sociale foto nga spitali, ku shfaqet edhe radiografia me protezën metalike. “Shpresoj që ky të jetë fillimi i një jete pa dhimbje”, – shkroi ai. Tani Lamela është optimist. Pas ndërhyrjes së suksesshme shpreson të jetojë normalisht, larg dhimbjeve kronike që i kushtëzuan karrierën.
The post Kalvari i Lamela, la futbollin dhe vendosi protezë në ijë: Tani shpresoj të jetoj pa dhimbje appeared first on Telesport.
