Pas përfundimit të sezonit të rregullt ka nisur faza play off në Euroleague në basketboll për meshkuj, me tetë skuadrat më të mira që duelojnë për një vend në “final four”.

Në ndeshjet e para, Real Madrid, Olympiacos, Fenerbahce dhe Panathinaikos kanë qenë të pagabueshme, duke fituar dhe secila udhëheq 2-0 serinë e takimeve (në final four shkijnë ekipet që fitojnë 3 nga 5 përballjet cerekfinale).

Real Madrid ka mposhtur dy herë Hapoel Tel Aviv, ndërsa kampionët në fuqi të Fenerbahce kanë triumfuar po dy herë ndaj Zalgiris Kaunas.

Mirë janë paraqitur edhe dy ekipet greke të Olympiacos e Panathinaikos, që kanë fituar respektivisht ndaj Monaco dhe Valencia Basket. Javën tjetër do të luhen ndeshjet e treta.

Euroleague-Cerekfinale

Real Madrid – Hapoel Tel Aviv, 102-75 (2-0)

Olympiacos – Monaco, 94-64 (2-0)

Fenerbahce – Zalgiris Kaunas, 86-74 (2-0)

Valencia Basket – Panathinaikos, 105-107 (0-2)

The post Euroleague: Dy ekipe greke me një këmbë në “final four”, fitojnë edhe Real Madrid e Fenerbahce appeared first on Telesport.