Transferimi i Khvicha Kvaratskhelia-s (Tbilisi, 2001) në janar 2025 i ndryshoi fytyrën PSG, sidomos në Champions League. Ish-lojtari i Napolit, i blerë për 70 milionë euro, fillimisht i mori vendin në formacion Bradley Barcola-s dhe përfundoi duke pasur rol kyç në fitimin e Champions-it të parë për PSG.
Gjeorgjiani, që konsiderohet lojtari më i mirë (i shëndetshëm) që nuk do të jetë në Botëror, shënoi dhe asistoi ndaj Brest (7-0), realizoi kundër Aston Villa (3-1), asistoi ndaj Arsenalit (0-1) dhe vulosi gjithçka me gol në finalen kundër Interit (5-0).
Forma e tij u rrit gjatë sezonit aktual: gol ndaj Monaco (2-2), 2 gola dhe asist kundër Chelsea (5-2), gol në Londër (0-3), gol ndaj Liverpool (2-0) dhe asist në “Anfield” (0-2). Ai regjistroi edhe tre “MVP” radhazi.
Round of 16 first leg
POTM: Khvicha Kvaratskhelia 🏆Round of 16 second leg
POTM: Khvicha Kvaratskhelia 🏆Quarter-final first leg
POTM: Khvicha Kvaratskhelia 🏆#POTM | #UCL pic.twitter.com/s86uFKA08q— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 8, 2026
Me dopietën kundër Bayernit (5-4), kompletoi një rekord unik; i vetmi që ka shënuar në çdo fazë të Champions-it. Ka kontribuar në 20 gola (13 gola, 7 asiste), 37.2% të golave të PSG. Në Champions ka 15 kontribute në 14 ndeshje, më shumë se në Ligue 1 (11 në 25).
“I zgjedh ndeshjet? Jo, përpiqem të luaj njësoj gjithmonë”, – tha ai. Ndërsa Clarence Seedorf deklaroi: “Kvaratskhelia është më i miri në botë dhe do të përmirësohet. Është i jashtëzakonshëm”. Edhe Luis Enrique shtoi: “Është lojtar i nivelit të lartë gjatë gjithë vitit”.
The post “Kvaradona” vendos kandidaturën për “Topin e Artë”: Është lojtari më i mirë në botë dhe do të përmirësohet appeared first on Telesport.
