Lando Norris do ta nisë nga “pole” garën sprint që zhvillohet sot në Majemi. Piloti i McLaren dhe kohën 1’27”869, duke lënë pas italianin e Mercedes, Kimi Antonelli (gara sprint nis në orën 18:00 me orën shqitare).

Një paraqitje e mirë e McLaren dhe kampionit të botës, që duket se ka një makinë më të shpejtë në dispozicion krahasuar me tri garat e para. Në vijën e dytë të startit do të jenë Oscar Piastri (McLaren) dhe Charles Leclerc (Ferrari).

Më pas vijnë Max Verstappen me Red Bull dhe George Russell me makinën tjetër Mercedes, që la pas Leëws Hamilton me Ferrari (vendi 7). Në “top10” edhe Colapinto, Hadjar e Gasly.

The post Norris dhe Antonelli në vijën e parë të nisjes në garën sprint, zhgënjen Ferrari appeared first on Telesport.