Portieri Manuel Nojer bëri hapat e parë në futbollin profesional me ekipin ku kaloi nëpër radhët e të rinjve, Shalke 04. Më pas ai u transferua te Bajern Munih, ku u vendos si një nga portierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Megjithatë, gjermani, tani 39 vjeç, zbuloi se në të kaluarën, kur ishte ende në radhët e të rinjve, Arsenal dhe Kellni ishin shumë afër nënshkrimit të tij.

 

“Pas ekipit nën-19 vjeç, Kelln ishte shumë i interesuar për mua, ashtu si edhe Arsenal”, tha Nojer.

 

“Në atë kohë, trajneri ishte ende Arsene Venger, i cili flet shumë gjuhë. Por unë nuk doja të shkoja jashtë vendit sepse e dija se do të ishte e vështirë si portier i të rinjve. Duhet një reputacion i mirë për t’u bërë numri një atje“, tha gjermani.

The post “Kam qenë shumë pranë transferimit në Premier Ligë” appeared first on Alsat.