Një aksident i pazakontë ka ndodhur në një autostradë të Tenesi, ku një kamion i cili po transportonte rreth një milion bletë ka devijuar rrugën dhe është përmbysur.
Kjo ka bërë që blelët të shpërndahen në rrugë dhe të shkaktojë kaos. Një tufë prej 1 milion bletësh mbylli një pjesë të një autostrade për orë të tëra ndërsa autoritetet lëvizën shpejt për të adresuar situatën. Fox News shkruan se nuk pati lëndime nga incidenti, por automjeti u dëmtua rëndë.
Shoferëve të bllokuar pranë përplasjes iu këshillua të qëndronin brenda makinave të tyre ndërsa bletët mbushnin ajrin rreth autostradës. Bletarët me kostume mbrojtëse punuan së bashku me ekuipazhet për të rimarrë kontrollin e tufës, e cila ishte grumbulluar rreth rrënojave dhe rrugës aty pranë.
