Maroku është çerekfinalisti i parë i këtij Botërori. Në sfidën e luajtur në “NRG Stadium” në Houston mes Kanadasë dhe Marokut, kombëtarja afrikane fitoi 0-3.

Kanadaja e nisi më mirë takimin. Tanitoluëa Oluëaseyi pati një mundësi të mirë shënimi në minutën e 10-të, por portieri i Marokut, Bono, bëri një pritje të jashtëzakonshme.

Në minutën e 22-të, Maroku mori një goditje të rëndë. Ismael Saibari lë fushën e lojës, për shkak dëmtimi.

Në minutën e 40-të, pati një tension në fushë, pas një kontakti mes Achraf Hakimit dhe Richie Laryea. Të dy u ndëshkuan me kartonë të verdhë.

Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Pjesa e parë mbyllet 0-0, por nuk munguan kartonët e verdhë, plot 6 të tillë në 45 minutat e para.

Maroku e nis mjaft mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin që në minutën e 50-të, me Azzedine Ounahi, i cili shënoi me një goditje të bukur me të djathtën në hyrje të zonës, pas asistit të Achraf Hakimit nga goditja e dënimit.

Në minutën e 76-të, Kanadaja pati një rast të mirë shënimi nga goditja e dënimit, por goditja e Jonathan David la për të dëshiruar.

Në minutën e 82-të, Maroku gjeti golin e dytë sërish me Azzedine Ounahi, i cili shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Brahim Diaz.

Në minutën e 85-të, Maroku i afrohet golit të tretë, por goditja me kokë e Soufiane Rahim, përplaset në traversë.  Në minutat e fundit shtesë, Maroku shënon edhe golin e tretë me Soufiane Rahimi, pas asistit të Brahim Diaz. Në çerekfinale, Maroku do të përplaset me fituesin e çiftit Paraguaj-Francë.

SHIKOGOLAT

The post Kanadaja kapitullon në pjesën e dytë, Maroku nuk lë vend për surpriza dhe shkon në çerekfinale (video) appeared first on Telesport.