Sezoni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm për Harry Kane, i cili shënoi 61 gola në 51 ndeshje me Bayern Munich, duke fituar tre trofe: Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë.
Statistikat e bëjnë anglezin të jetë një nga kandidatët kryesorë për të fituar “Topin e Artë” për këtë vit. Vetë Harry Kane nuk e fsheh ambicien për të fituar këtë çmim individual, por është i vetëdijshëm që nuk është në duart e tij.
“Është çmimi më i madh që mund të marrësh, megjithëse nuk është në duart e mia. Kam bërë atë që munda për sa i përket performancës. Sigurisht, do të ishte fantastike nëse do të ndodhte, por ka ende dy deri në tre muaj derisa të merret një vendim”, tha Kane në një intervistë të fundit.
The post Kane nuk e fsheh ambicien për “Topin e Artë”: Kam bërë gjithçka që munda, por nuk është në duart e mia… appeared first on Telesport.
