Laçi është ekipi kampion i Kategorisë së Parë për sezonin 2025/2026. Në ndeshjen e fundit të luajtur në Korçë, Laçi fitoi 0-1 në transfertën ndaj Skënderbeut, falë një goli në minutën e fundit shtesë të pjesës së dytë.
Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa ndonjë rast serioz për të dy ekipet. Në fund të pjesës së parë, vendasit pretenduan për prekje të topit me dorë nga kundërshtari brenda në zonë dhe kërkuan penallti, por arbitri vazhdoi lojën normalisht.
Në minutën e 71-të, Skënderbeu pati një rast të mirë shënimi me Saleh Nasr, por portieri i kurbinasve tregohet i saktë me ndërhyrjen e tij. Po në këtë rast, në tentativën ëpr të dërguar topin në rrjetë, Ndiaje ndëshkohet me karton të verdhë. Ndërhyn VAR, lojtari i Skënderbeut ndëshkohet me karton të kuq, pasi ndërhyrja ishte shumë e ashpër.
Në minutën e fundit shtesë, Laçi gjen golin me Kurtin, i cili shënoi me kokë, pas një krosimi nga goditja e këndit. Laçi e mbyll në vend të parë dhe shpallet kampion, por bashkë me Skënderbeun e vendit të dytë do të luajnë në Abissnet Superiore në sezonin e ri.
The post Kategoria e Parë: Fund dramatik në Korçë, Laçi fiton në minutën e fundit shtesë dhe shpallet kampion appeared first on Telesport.
