Nëse deri verën e kaluar, Rafael Leao konsiderohej i paprekshëm te Milan, situata ka ndryshuar plotësisht tani. Me 10 gola të shënuar këtë sezon dhe 3 asiste dhe përplasjet e vazhdueshme me drejtuesit, duke se kanë mbushur “kupën” dhe durimin e drejtuesve të klubit kuqezi, të cilët kanë vendosur ta nxjerrin në shitje anësorin portugez.
“TEAMTalk” zbulon se për Leao-n ka një interes të madh në Premier League nga klube si Arsenal, Chelsea dhe Man. United. “Djajtë e Kuq” duket se janë më afër portugezit për momentin, pasi drejtuesit e Man. United besojnë se Leao është profil i përshtatshëm për të udhëhequr sulmin e tyre sezonin e ardhshëm.
Shifra e vendosur nga Milan për të lënë të lirë portugezin është 50 milionë euro. Të mendosh që para një viti, Milan refuzonte oferta 80-85 milionë euro…
The post Nga i “paprekshëm” në shitje direkt, mësohet klubi që kërkon të “shpëtojë” karrierën e Rafael Leao-s appeared first on Telesport.
