Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz deklaroi se forcat ajrore sa po e “shkatërruan selinë e sigurisë së brendshme të regjimit iranian”.
“Siç kemi premtuar do të vazhdojmë të godasim simbolet e pushtetit (në Iran) dhe të sulmojmë regjimin e Ajatollahut”, theksoi Katz.
Më herët, armata izraelite njoftoi se Teherani përsëri ndodhet nën sulm dhe se po sulmohen objektivat ushtarake në zonën e kryeqytetit të Iranit.
Garda revolucionare e Iranit njoftoi se disa raketa kanë goditur periferitë veriore dhe lindore të Teheranit.
Sipas mediave perëndimore të cilat ende kanë korrespondent në Teheran, tym i dendur ngrihet mbi lagjet lindore dhe juglindore të qytetit.
