David Raya sapo ka mbyllur një sezon fantastik me Arsenalin. Portieri spanjoll fitoi “Dorezën e Artë” për herë të tretë radhazi, pasi e mbajti portën të paprekur në 19 nga 37 ndeshjet e Premier League, duke qenë vendimtar në titullin e parë kampion të Arsenalit pas 22 vitesh.

Tani “Topçinjtë” synojnë trofeun e parë në histori në Champions League. Pikërisht për këtë arsye, gjatë festimeve, pas fitores 2-1 ndaj Crystal Palace, ish-portieri legjendar Jens Lehmann i dha Raya-s një këshillë ironike: “Na bëj një favor dhe luaj 90 ose 95 minuta…, mos u përjashto!”

Gjermani kujtoi finalen e Champions-it të vitit 2006 ndaj Barcelonës, kur u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 18-të pas ndërhyrjes ndaj Samuel Eto’o. Arsenali kaloi në avantazh me Sol Campbell, por humbi 2-1 pas golave të Eto’o dhe Juliano Belletti.

“Po ta fitoni tani, do t’u ktheni tifozëve atë që ne nuk arritëm, – tha Lehmann, ndërsa Raya iu përgjigj: – – Shpresoj ta bëjmë për ju dhe për këtë tifozëri fantastike”.

The post Këshilla e Lehmann për Raya, “thumb” ndaj Barcelonës: “Na bëj një nder…, mos u ndëshko me të kuq” appeared first on Telesport.