Këshilli i Qytetit të Shkupit thërret seancë të jashtëzakonshme

Për sot pasdite është thirrur seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, konfirmoi sonte kryetari i Këshillit, Trajko Slavevski.

Pritet të diskutohet për problemet në transportin publik të qytetit, por edhe të ngrihet niveli i higjienës në qytet.