Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të ngrenë një këshill tregtar, në bazë të të cilit ekipet ekonomike e tregtare të të dy vendeve do të diskutojnë lidhur me bashkëpunimin, duke përfshirë uljen e tarifave të ndërsjella, tha të enjten Ministria kineze e Tregtisë.
Të dy ekipet ekonomike e tregtare do të kryejnë konsultime të mëtejshme për këtë çështje, bëri të ditur He Yadong, zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë në një konferencë të rregullt për shtypin.
Bashkëpunimi tregtar midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në sektorët e aeroplanëve dhe bujqësisë është i dobishëm dhe me përfitime të ndërsjella, u shpreh ai, duke shtuar që të dy ekipet do të vazhdojnë të mbajnë komunikimin, të nxitin e të udhëzojnë ndërmarrjet e tyre përkatëse për të forcuar lidhjet dhe të zgjerojnë bashkëpunimin tregtar në fushat përkatëse.
