Ermiona Lekbello është larguar përfundimisht nga shtëpia e “Ferma VIP 3”, në një moment të pazakontë gjatë nisjes së spektaklit të kësaj të premteje.
Sapo moderatorja Arbana Osmani u lidh me fermerët, nga Ermiona erdhi një kërkesë e papritur për të ndërprerë menjëherë rrugëtimin e saj në reality-show, duke deklaruar se nuk po ndihet mirë në ambient dhe se energjia mes banorëve nuk është e përshtatshme për të.
“Unë po e lë rrugëtimin tim këtu. Ju përshëndes të gjithëve dhe shpresoj të bëheni njerëz më të mirë me njëri-tjetrin. Kam një energji jo të mirë këtu. Nuk mundem dot të rri më në këtë ambient. Këtu ndodhin gjëra që unë nuk i mbaj dot”, u shpreh Lekbello gjatë bisedës.
The post Kjo banore largohet përfundimisht nga “Ferma VIP 3”: S’mundem të rri më këtu appeared first on Veriu.info.
