Gjithçka po shkon më shumë se mirë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Më kanë pritur shumë mirë, si në një familje të madhe. Kam folur me trajnerin, shokët e skuadrës dhe me të gjithë shokët e mi të rinj”.

Është ky mesazhi që ka dhënë sulmuesi i Juventus, Randal Kolo Muani, i ardhur në merkaton e janarit. “Ndihem shumë mirë, punojmë shumë dhe shumë mirë. Është një ndryshim i madh në krahasim me Ligue 1”, tha Kolo Muani.

Këtu punojmë shumë më shumë, futbolli është shumë taktik”, shtoi ish-lojtari i PSG-së, i cili u bë menjëherë protagonist në fanellën bardhezi. Me “zonjën e vjetër”, sulmuesi 26-vjeçar ka shënuar 5 gola në 4 paraqitje në Serie A.

Kam pasur një debutim të mrekullueshëm, më kanë ndihmuar shumë shokët e skuadrës. Më kanë dhënë topat e duhur dhe kam ditur t’i përdor. E përsëris, jam shumë i lumtur këtu në Torino dhe shpresoj që ky moment i mirë të vazhdojë edhe në të ardhmen

“, përfundoi Kolo Muani, i cili mbërriti i huazuar në Torino.

Duhet të mendojmë për ndeshjen ndaj Inter. Është një sfidë e madhe, një derbi. Ne duhet të përgatitemi sa më mirë që mundemi dhe kjo është ajo që po bëjmë këto ditë. Mendoj se e diela do të jetë një ndeshje e shkëlqyer, mundësia më e mirë për të treguar atë që jemi të aftë. Varet nga ne që të tregojmë nivelin tonë më të lartë”, shtoi francezi.

The post Kolo Muani karikon Juven para sfidës me Inter: Mundësi e mirë për të treguar se jemi të aftë të fitojmë appeared first on Telesport.