Lisandro Martinez iu nënshtrua një operacioni orët e fundit pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë në këmbën e majtë. Sipas raportimeve nga mediat angleze, mbrojtësi i Manchester United do të qëndrojë pushim për pjesën tjetër të sezonit.

Operacioni ka qenë i suksesshëm dhe kohët e rikuperimit variojnë nga 6 deri në 12 muaj. Gjithsesi, qendërmbrojtësi argjentinas duhet të jetë gati për fillimin e Premier League të sezonit të ardhshëm.

Martinez është në sezonin e tij të tretë me fanellën e “djajve të kuq” dhe në 91 ndeshje zyrtare ka realizuar 3 gola. Mungesa e tij do të jetë një goditje e rëndë për trajnerin Ruben Amorim, që humbet një nga titullarët e skuadrës.

The post Mbrojtësi argjentinas operohet dhe mbyll sezonin, do të rikthehet në fushë në shtator appeared first on Telesport.