Kombëtarja e femrave në volejboll ka nisur sot ndeshjet e raundit të dytë te Ligës Europiane të Volejbollit (Volleyball European League). Në Blaj të Rumanisë po luhen takimet e radhës, ku përvec Shqipërisë e ekipit vendas është edhe Mali i Zi.
Vajzat kuqezi sot u mundën 3-0 (25-16, 25-17, 25-7) nga Rumania, në një ndeshje pa histori, dominuar nga vendaset që e merituan fitoren. Kjo është humbja e tretë e Shqipërisë në këtë fazë të turneut, pas atyreve ndaj Zvicrës e Finlandës një javë më parë.
Një grup vajzash të reja që për herë të parë luajnë në një nivel të tillë dhe duket se lodhja e dy fundjavave të fundit po ndihet. Të shtunën, Shqipëria do të luajë ndaj fqinjeve malazeze në ndeshjen e fundit të këtij raundi të dytë.
Raundi 2 – Rumani
12 qershor
Shqipëri – Rumani, 0-3
Mali i Zi (pushim)
13 qershor
Mali i Zi – Shqipëri, 16:30
Rumani (pushim)
14 qershor
Rumani – Mali i Zi, 16:30
Shqipëria (pushim)
The post Kombëtarja e femrave zhgënjen në Rumani, humbet 3-0 ndaj vendaseve në Ligën Europiane të Volejbollit appeared first on Telesport.
