Kombëtarja e volejbollit për meshkuj u mund sot 3-0 nga Finlanda në sfidën e parë të raundit të dytë të Volleyball European League (Liga Europiane e Volejbollit). ndeshjet e këtij raundi për djemtë e trajnerit Jani Melka po zhvillohen në Finlandë, ku ndodhet edhe Kroacia.

Një ndeshje ku kuqezinjtë shkëlqyen vetëm në setin e parë, që ishte një maratonë e vërtetë. Por, pas 40 minutash lojë, Finlanda fitoi 34-32 ndaj Shqipërisë. Ndërsa dy setet e tjera ishin një formalitet për vendasit, që fituan 25-18 e 25-11.

Për pasojë, fitorja e kombëtares finlandeze ishte e merituar, ndërsa për Shqipërinë regjistrohet humbja e radhës në këtë kompeticion. Një javë më parë, kuqezinjtë i humbën të dyja ndeshjet e raundit të parë edhe pse në disa raste i janë afruar asaj.

Raundi 2 – Finlandë

12 qershor

Shqipëri – Finlandë, 0-3

Kroacia (pushim)

13 qershor

Kroaci – Shqipëri, 16:00

Finlanda (pushim)

14 qershor

Finlandë – Kroaci, 15:30

Shqipëria (pushim)

The post Shqipëria e pafuqishme ndaj Finlandë, kombëtarja e meshkujve humbet 3-0 sfidën e parë të raundit të dytë appeared first on Telesport.