Ibrahim Konaté ka dalë hapur për të ardhmen e tij te Liverpool. Mbrojtësi francez, në skadencë në fund të sezonit, deklaroi se është shumë pranë rinovimit. Negociatat kanë zgjatur mbi një vit, por tashmë duket se vendimi është marrë, duke shmangur situata si ato të Salah, Robertson apo Trent Alexander-Arnold.

“E ardhmja ime? Janë thënë shumë gjëra, por po flasim prej kohësh me klubin dhe jemi pranë një marrëveshjeje, – tha ai për “The Guardian”. – Të gjithë donin që të qëndroja sa më gjatë dhe jemi në rrugën e duhur. Ka shumë gjasa që të jem këtu sezonin e ardhshëm. Kjo është ajo që kam dashur gjithmonë. Po pres të mbyll kontratën, pastaj pyesni Richard Hughes çfarë i kam thënë në shtator dhe nëntor”.

Konaté nuk shqetësohet për kohëzgjatjen e negociatave: “Kjo është pjesë e procesit, me Virgil van Dijk dhe Salah ndodhi e njëjta gjë”. Sezoni ka qenë i vështirë për Liverpool-in, jashtë çdo kompeticioni dhe në luftë për zonën Champions: “Ka qenë një vit i fortë…, kam bërë shumë sakrifica. Një ditë do t’i tregoj të gjitha”.

The post Konaté: Gjithmonë kam dashur të qëndroj te Liverpool-i. Rinovimi? Jemi pranë marrëveshjes appeared first on Telesport.