Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca, të cilët procesin e kanë ndjekur nga afër në Hagë, vendimin e Speciales e kanë cilësuar të padrejtë. Konjufca është zotuar për ndërmarrje të të gjitha masave të nevojshme për heqjen e dënimeve, ndërsa Hoxhaj e ka cilësuar këtë si ditën më të zezë për popullin shqiptar.

Kur po më kujtohet që aktakuzën e kanë pasur në Serbi 15 vite, 15 vite kanë qenë të këta në Serbi, po t’i arrestonte Serbia dhe po të vinte deri te dënimi i tyre, 15 vite po t’i dënon Serbia në mungesë, e këta kinse në emër të popullit me këto dënime drakonike. Duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat në kuadër të ligjit edhe të përpjekjeve tona ndërkombëtare për t’u hequr këto dënime”. deklaroi Glauk Konjufca, Ministër i Jashtëm i Kosovës


“Jemi të bindur që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë qenë të pafajshëm edhe para 30 vjete, dhe dje. Janë të pafajshëm edhe sot, do të mbesin të pafajshëm përgjithmonë, në histori të popullit shqiptar, në zemrat e qytetarëve të Kosovës dhe kjo se çfarë ndodhi sot është një ditë më e zezë që ka pas ndonjëherë populli shqiptar prej çlirimit, prej pavarësisë deri në ditën e sotme”. – tha Enver Hoxhaj, Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës

The post Konjufca dhe Hoxhaj kundër vendimit të Speciales appeared first on Alsat.