Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Në Basel, përballë Zvicrës, “Dardanët” pësuan një disfatë të rëndë 4:0, me të gjitha golat e pranuar që në pjesën e parë.

Skuadra e drejtuar nga Franco Foda tregoi lëshime të mëdha në mbrojtje, ndërsa Xhaka dhe shokët e tij e kontrolluan ndeshjen pa shumë vështirësi. Edhe debutimi i Leon Avdullahut nuk solli ndryshim në lojën e Kosovës.

Pas këtij dështimi, ëndrra për kualifikim duket shumë e largët. Tani Kosova do të kërkojë reagim të hënën, kur në “Fadil Vokrri” pret Suedinë.