Kosova barazoi pa gola ndaj Izraelit në sfidën e luajtur në fushën asnjanëse në Debrecen në Hungari. Ndeshja e tretë në grup, në Ligën B.
Pjesa e parë në Debrecen u mbyll në barazim të bardhë. Mungoi goli si dhe pati shumë pak raste shënimi. Rasti më i mirë për Kosovën ishte me Lumbardh Dellova, i cili provoi të gjente golin me një goditje të fuqishme nga distanca.
Izraeli pati dy-tri mundësi të mira shënimi, por portieri Amir Saipi ishte gjithmonë i vëmendshëm me ndërhyrjet e tij.
Në minutën e 56-të, Dor Peretz lëshon një goditje të fuqishme drejt portës, por Saipi bën sërish një tjetër pritje fantastike.
Minutat e fundit të pjesës së dytë ishin shumë të mira për Dardanët, por fati nuk ishte në anën e tyre për të gjetur golin. Sfida mbyllet 0-0. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Irlanda dhe Austria u ndanë në barazim 2-2.
Pas 3 ndeshjeve të para, situata në grup është e tillë:
1. Austria 7 pikë
2. Kosova 4 pikë
3. Irlanda 4 pikë
4. Izraeli 1 pikë
Pas tri ditësh, Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”. Irlanda pret Izraelin.
The post Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup appeared first on Telesport.
