Në një intervistë të fundit për La Gazzetta dello Sport, presidenti i La Ligës, Javier Tebas, nuk është kursyer aspak ndaj FIFA-s dhe kreut të saj, Gianni Infantino.
“FIFA i organizon gjërat si të dojë, për interesat e veta, jo për futbollin. Pra, nëse u duhet një pushim 27-minutësh, ata thjesht e bëjnë të ndodhë. Pushimet për hidratim janë shaka. I kemi në LaLiga, por vetëm kur është shumë vapë. Këtu, në stadiumet e Dallasit, Los Angelesit dhe Atlantës, kishte ajër të kondicionuar – më duhej të vishja një bluzë në tribuna. Ishte një farsë, thjesht një pushim reklamash. Dhe pastaj ishte rasti Balogun…”, tha Tebas.
Presidenti i La Liga mendon se Infantinos i ka ardhur fundi, por vetë sistemi është i kalbur dhe ai nuk do të largohet.
“Mendoj se koha e tij ka mbaruar. Megjithatë, ai ka mbështetjen e sistemit, të federatave, kështu që nuk ka shumë më tepër për të thënë, apo jo? Nuk ka kandidat kundërshtar, askush nuk dëshiron të kandidojë vetëm për të humbur. Ky është sistemi dhe është i kalbur deri në palcë”, shtoi Tebas.
The post Kreu i La Liga nuk kursehet aspak: Koha e Infantino-s ka mbaruar. FIFA i bën gjërat për interesin e vetë dhe jo futbollin appeared first on Telesport.
