Interi vazhdon turneun në Australi, duke u zhvendosur nga Hong Kongu në Perth, ku do të përballet me Milanin dhe Juventusin. Ndërkohë, drejtuesit zikaltër mbeten të përqendruar te merkatoja, me prioritet afrimin e një mbrojtësi qendror dhe një anësori të djathtë. Në mesfushë vazhdon të pëlqehet Curtis Jones i Liverpool-it, favorit i trajnerit Cristian Chivu.
Për krahun e djathtë është rikthyer në skenë emri i Moussa Diaby. Francezi 27-vjeçar i Al Ittihad kushton mes 30 dhe 35 milionë euro, një shifër që Interi beson se mund ta përballojë. Sipas të përditshmes saudite “Al-Riyadiyah”, zikaltërit kanë ofruar 18 milionë euro plus kartonin e Kristjan Asllanit, i vlerësuar 10-12 milionë euro dhe tashmë jashtë planeve të klubit.
Al Ittihad po e shqyrton ofertën. Diaby është i gatshëm të rikthehet në Europë. Aston Villa pagoi 50 milionë euro për ta marrë nga Bayer Leverkusen, ndërsa Al Ittihadi shpenzoi 65 milionë euro në vitin 2024 për ta transferuar në Arabinë Saudite.
Chivu është i kënaqur me paraqitjet e Diouf, Stones dhe Pavard, ndaj klubi synon të përforcojë fillimisht krahun e djathtë, ku Diaby mbetet objektivi kryesor.
The post Kristjan Asllani si “kusur” për sheikët, Interi bën gjithçka për ta marrë Diaby nga Al Ittihad appeared first on Telesport.
