Keylor Navas ka zbuluar prapaskenat e një momenti të paharrueshëm për të në “Santiago Bernabeu”: “Ditën kur më thanë se dokumentet për transferimin e De Gea nuk kishin mbërritur në kohë dhe se unë do të qëndroja te Real Madridi, atë ditë qava gjithë natën me gruan time.
Nuk doja të largohesha nga klubi më i mirë në botë. Ishte një ëndërr të isha te Reali dhe nuk doja të largohesha. Kur isha 8 vjeç, jepja intervista duke thënë se isha një lojtar i Real Madridit. Zoti ma dha këtë mundësi dhe nuk doja ta humbisja”.
Po si e shfrytëzoi këtë mundësi? Ai fitoi tre tituj radhazi të Champions League me “Los Blancos”, duke u bërë një shtyllë themelore e suksesit të Real Madridit dhe konsoliduar vendin e tij si një nga portierët më të mëdhenj në historinë e futbollit.
The post “Kur dështoi transferimi i De Gea te Real Madridi, atë ditë qava gjithë natën me gruan time” appeared first on Telesport.
