Komisioni Rregullator i Energjetikës paralajmëron ndryshime të mundshme në tarifat e energjisë elektrike me qëllim uljen e faturave për qytetarët. Po shqyrtohet zgjerimi i tarifës së lirë, madje edhe vendosja e saj të shtunave, si dhe mundësia që energjia elektrike të jetë më e lirë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 15:00, kur ka tepricë të prodhimit nga centralet diellore dhe ato me erë. Kryetari i KRRE-së, Aco Ristov, në intervistë për MIA-n, theksoi se sistemi aktual nuk është i harmonizuar me kushtet e tregut, pasi energjia elektrike më e shtrenjtë në bursat energjetike sot është në orët e mbrëmjes, nga ora 21:00 deri në 24:00, pikërisht kur tek ne vlen tarifa e lirë. Nga Komisioni thonë se qëllimi është ulja e faturave për amvisëritë dhe përdorimi më efikas i energjisë elektrike./Alsat.mk.

The post KRRE paralajmëron ndryshime në tarifat e energjisë elektrike për ulje të faturave për qytetarët appeared first on Alsat.