Në Komisionin Rregullator për Energjetikë u mbajt një takim ku u diskutua për zbatimin e Ligjit të ri për Energjetikë, veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me faturimin e energjisë elektrike. EVN propozon fokusimin tek matësit inteligjentë. Të pranishmit vlerësuan se shpenzimet e propozuara do të bien mbi barrën e qytetarëve, edhe pse autoritetet më herët kishin pohuar të kundërtën. Ndër zgjidhjet e propozuara janë: shënimi i qartë nëse faturat bazohen në vlera reale apo të përafërta, futja e faturave korrigjuese, mundësia për vetëlexim të matësit me zbritje, si dhe zgjerimi i bllokut të parë të energjisë elektrike të lirë nga 210 në 270 kilovat orë. Kërkohet gjithashtu kthimi i kompetencës për çmimet te KRRE dhe furnizimi i institucioneve publike përmes EMV-së me çmime më të favorshme
