Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka bërë thirrje ndaj banorëve të fshatit Vaksincë dhe zonave përreth që të mos qarkullojnë në rrugën e sapoasfaltuar deri të mërkurën, më 17 qershor 2026, transmeton faktiditor.info
Sipas njoftimit zyrtar, qarkullimi i automjeteve në këtë periudhë mund të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë dhe qëndrueshmërinë e asfaltit të ri. Për këtë arsye, rruga do të mbetet e bllokuar përkohësisht, ndërsa qytetarëve u kërkohet të shfrytëzojnë rrugët alternative.
“Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Ta ruajmë së bashku këtë investim që i shërben të gjithë qytetarëve”, thuhet në apelin e kryetarit Arifi.
Autoritetet komunale u bëjnë thirrje banorëve që të respektojnë sinjalistikën dhe ndalesat e vendosura deri në përfundimin e afatit të përcaktuar, transmeton faktiditor.info