Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka uruar Dimal Bashën për postin e ri si kryeparlamentar i Kosovës.
“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, thotë Spiropali, transmeton KosovaPress.
Me 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenim, është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Kujtojmë që Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bashën si kryeparlamentar në tentimin e 58-të për konstituim të institucionit legjislativ.
The post Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë uron zgjedhjen e kreut te parlamentit të Kosovës appeared first on Alsat.
